Çfarë është Kërko Kurs?
Kërko Kurs është një platformë që lidh studentët me trajnerë, duke e bërë më të lehtë gjetjen e kurseve online në fusha të ndryshme.
Si mund të gjej një trajner?
Mjafton të përdorni kutinë e kërkimit ose të zgjidhni një kategori. Më pas mund të shihni profilin, përvojën dhe kurset që ofron secili trajner.
Si mund të bëhem trajner?
Klikoni në butonin "Bëhu Trajner", krijoni një llogari dhe plotësoni profilin tuaj. Pas verifikimit, mund të publikoni kurset tuaja.
A mund të kontaktoj drejtpërdrejt trajnerin?
Po. Në profilin e trajnerit do të gjeni informacionin e kontaktit ose formularin për dërgimin e një mesazhi.
A janë të gjitha kurset online?
Po. Kërko Kurs është fokusuar ekskluzivisht në kurse online, të cilat mund t'i ndiqni nga kudo.
A verifikohen trajnerët?
Kërko Kurs nuk kryen verifikim manual të trajnerëve. Studentët mund të lënë vlerësime dhe të raportojnë profilet. Statusi "Trajner i Verifikuar" jepet automatikisht kur një trajner grumbullon 30+ vlerësime pozitive nga studentët.