Përshëndetje! Unë jam Kujtim Aliu, Graphic Designer, UI/UX Designer dhe Art Director me mbi 12 vite përvojë në dizajn digjital, branding dhe krijimin e produkteve vizuale. Specializohem në Adobe Photoshop, Illustrator, InDesign, Premiere Pro, After Effects, Figma dhe WordPress, duke ndihmuar individë dhe biznese të ndërtojnë identitete vizuale, faqe moderne dhe përvoja digjitale profesionale.
Në kurset e mia do të mësoni hap pas hapi, nga bazat deri te teknikat e avancuara, përmes ushtrimeve praktike, projekteve reale dhe metodave të bazuara në përvojën time si dizajner dhe ligjërues universitar. Fokus kryesor është zhvillimi i aftësive praktike që mund t'i përdorni menjëherë në punë, si freelancer ose për të ndërtuar karrierën tuaj në industrinë kreative.
Nëse dëshironi të filloni një kurs, më kontaktoni dhe më tregoni qëllimin tuaj – nëse dëshironi të mësoni një aftësi të re, të avancoheni në karrierë, të punoni si freelancer apo të zhvilloni biznesin tuaj. Bazuar në objektivat dhe nivelin tuaj, do të përgatis një plan mësimi të personalizuar dhe një ofertë të përshtatur për nevojat tuaja.
Oraret fleksibile dhe të përshtshme sipas kërkesës tuaj!
💬 Çmimi negociohet direkt me trajnerin në WhatsApp.
Ende s'ka review të aprovuara.