Ballina / Rreth Nesh

Rreth Nesh

Kërko Kurs është një direktori online që lidh kursantët me trajnerë në fusha të ndryshme — nga dizajni dhe programimi, deri te marketingu dhe gjuhët e huaja.
Ne nuk shesim kurse dhe nuk menaxhojmë pagesa. Roli ynë është i thjeshtë: t'ju ndihmojmë të gjeni trajnerin e duhur shpejt, dhe t'ju lidhim direkt me të përmes WhatsApp — pa ndërmjetës, pa komplikime.
Kërko Kurs nuk verifikon identitetin, certifikatat apo përvojën e trajnerëve. Informacioni në profile ofrohet nga vetë trajnerët, të cilët mbajnë përgjegjësi për saktësinë e tij. Vlerësimet e kursantëve moderohen vetëm për respektimin e rregullave të platformës dhe nuk përbëjnë verifikim apo garanci për cilësinë e trajnerit ose kursit.
Nëse jeni trajner dhe dëshironi të bëheni pjesë e platformës, mund të regjistroheni dhe ta krijoni profilin tuaj falas. Regjistrimi aktualisht ofrohet pa pagesë për një periudhë të pacaktuar, ndërsa kushtet mund të ndryshojnë në të ardhmen, në varësi të zhvillimit të platformës.