Ballina / Kushtet e Përdorimit

Kushtet e Përdorimit

Duke përdorur platformën Kërko Kurs, ju pranoni kushtet e mëposhtme:
1. Natyra e Platformës
Kërko Kurs është një direktori që lidh vizitorët me trajnerë të pavarur. Ne nuk jemi palë në asnjë marrëveshje, pagesë, apo kurs që negociohet mes trajnerit dhe kursantit.
2. Përgjegjësia e Trajnerëve
Çdo trajner është përgjegjës për saktësinë e informacionit që publikon në profilin e tij, si dhe për cilësinë e shërbimit që ofron. Kërko Kurs nuk garanton dhe nuk mban përgjegjësi për cilësinë e mësimdhënies.
3. Aprovimi dhe Moderimi
Ne rezervojmë të drejtën të aprovojmë, refuzojmë, pezullojmë ose fshijmë çdo profil trajneri, kurs, ose review, sipas gjykimit tonë, nëse shkelen këto kushte ose nëse informacioni është mashtrues.
4. Review-t dhe Vlerësimet
Review-t publikohen vetëm pas moderimit. Ndalohet publikimi i review-ve false, ofenduese, ose me qëllim dëmtimi.
5. Ndryshimet
Këto kushte mund të përditësohen herë pas here. Përdorimi i vazhdueshëm i platformës nënkupton pranimin e ndryshimeve.
Për pyetje rreth këtyre kushteve, na kontaktoni përmes faqes 'Rreth Nesh'.