Ballina / Trajnerët / Sarand Kadriu

Sarand Kadriu

🎁 Mësimi i Parë Falas
Gjilan / Prishtinë
5.0 (1 review)
💬 Kontakto në WhatsApp
🚩 Raporto Trajnerin

Rreth Trajnerit

Përshëndetje! Unë jam Sarand Kadriu, Web Designer dhe UI/UX Designer me mbi 20 vite përvojë në dizajn digjital dhe zhvillim të ueb-faqeve. Specializohem në Dizajn Grafik (Adobe Photoshop, Illustrator, InDesign), UI/UX (Figma) dhe WordPress (Elementor), duke ndihmuar individë dhe biznese të krijojnë projekte moderne dhe profesionale.
Në kurset e mia do të mësosh hap pas hapi, nga bazat deri te teknikat e avancuara, përmes shembujve praktikë, projekteve reale dhe këshillave të bazuara në përvojën time. Qëllimi im është që çdo kursant të fitojë aftësi praktike që mund t'i përdorë menjëherë në punë ose për të ndërtuar karrierën e tij.
Nëse dëshiron të fillosh një kurs, na kontakto dhe na trego cili është qëllimi yt: dëshiron të mësosh një aftësi të re, të avancohesh në karrierë, të punosh si freelancer apo të zhvillosh biznesin tënd. Bazuar në nevojat dhe objektivat e tua, do të të përgatisim një ofertë dhe plan mësimi të personalizuar.
Orari i mësimit është fleksibil dhe caktohet me marrëveshje të përbashkët, në mënyrë që të përshtatet sa më mirë me angazhimet dhe kohën tënde.

💬 Çmimi negociohet direkt me trajnerin në WhatsApp.

Review-t (1)

Genta Azizi17.07.2026
★★★★★

Kurs shume i mire me shpjegime te qarta dhe shembuj praktike. Me ndihmoi te kuptoj me mire procesin e UI/UX Design. Rekomandohet!

+ Lër një Review

Review-t publikohen pasi aprovohen nga administratori.