Mëso bazat e dizajnit grafik dhe krijo projekte profesionale duke përdorur Adobe Photoshop. Ky kurs është i përshtatshëm për fillestarët që dëshirojnë të hyjnë në botën e dizajnit grafik, si dhe për ata që duan të zhvillojnë aftësi praktike për punë ose projekte personale.
Gjatë kursit do të punoni me ushtrime reale, do të mësoni teknikat kryesore të dizajnit dhe do të krijoni materiale të ndryshme si postime për rrjete sociale, banerë reklamues, logo të thjeshta dhe materiale promocionale.
Në fund të kursit do të keni njohuritë dhe vetëbesimin për të realizuar dizajne profesionale.
Çfarë do të Mësosh
✅ Bazat e Adobe Photoshop
✅ Përdorimi i shtresave (Layers)
✅ Përzgjedhjet dhe maskat
✅ Punimi me tekst dhe tipografi
✅ Korrigjimi dhe përpunimi i fotografive
✅ Kombinimi i elementeve grafike
✅ Krijimi i postimeve për Facebook dhe Instagram
✅ Dizajnimi i banerëve reklamues
✅ Eksportimi i punimeve për web dhe print
✅ Praktika me projekte reale
Kërkesat Paraprake
Nuk kërkohet përvojë paraprake.
Kompjuter ose laptop.
Instalimi i Adobe Photoshop (ose versioni provë).
Dëshirë për të mësuar dhe ushtruar.